Gazetashkelzeni 

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


SHTJEFEN GJECOVI 


        SHTJEFEN GJECOVI   (1873-1929)



  Shtjefen Gjecovi lindi ne Jenjeve (Kosove) ku dhe kreu mesimet e para,shkollen e mesme e kreu ne Kolegjin Franceskan te Troshanit per te viju ma pas studimet teologjike ne Bosnje.Sherbeu si famulltar ne vise te ndryshme,si ne Peje,Kurbin,Gomsiqe etj.Pervec sherbesave fetare ai sherbeu dhe si mesues i shqipes ne Arbnesh te Zares.I brymosun me ndjenja patriotike dhe si njeri qe i perkiste brezit te rilindasve dhe te pamvarsise At Shtjefni ishte dhe aktivist i levizjeve kombtare,me 1909-1912 ishte pjese e kryengritjeve kunder osmane qe cuan ne pavarsine e vendit,me 1920 mori pjese ne luften e per clirimin e Vlores nga italianet dhe ishte pjese e pa ndame e e rretheve intelektuale e vepruese qe mbanin gjalle qendresen Shqipetare kunder sundimit serb ne viset Shqipetare,per kete pozite te pa epun ne funksion te ceshtjes kombtare agjentura Serbe permes organizates terroriste Cerrna Ruka organizoi vrasjen e ti me 14 tetor 1929.
Shkrimtare,etnolog,arkeolog dhe i dallum sidomos ne lemin e etnologjise At Shtjefen Gjecovi ashte mledhesi dhe kodifikuesi i vepres madhore te kultures dhe te identitetit kombetare KANUNIT te LEKE DUKAGJINIT.Vepren ai e botoi pjes pjes ne revisten Hylli I Drites dhe te plote u botue me 1933 me nje parathanje nga At Gjergj Fishta
Kanuni i mbledhun me aq perkushtim dhe profesionalizem e bani te njohun ne rrethet shkencore brenda e jasht vendit,jo vetem kaq por kjo veper e madhe dhe po thuaj e perbashket e At Shtjefnit dhe e popullit qe e kishte rujt ne ndergjegjen e tij per mira vjet,bane te mundun qe europa dhe bota te kishin mundesine te njihnin popullin shqipetare me rranjet ,kulturen dhe psiqiken e vecante dhe

 unike te nje populli te lashte.
Gjecovi ashte autor dhe i mjaft veprave ne leme te ndryshme si Drama (Dashtunia e Atdheut 1901) Vepres morale didaktike (Agimi i Gjytetnise1910)etj.  Ai ashte autor i studimeve etnologjike e arkeologjike te botume ne shtypin e kohes,  studime me mjaft interes Gjecovi kreu dhe ne fushen e arkeologjise e sidomos te kultures popullore por qe per fat te keq dhe sot e kesaj dite nuk promovohen sa duhet,vlen te permendet me interes se vetem nje gjetje e Gjecovit dhe qe ka te baj me te ashtuquajtu
nen unaza e Gjecovit ngjall me te drejte nje interes intrigue Fjala ashte per nje unaze me vlera te jashtezakoneshme e gjetun nga ai dhe qe i takon perudhes Ilire,unaza pervec vleres se madhe ne ari ashte e mbeshtjell me mister per faktin se akoma nuk ashte zbardhun se e kujt prijesi Shqipetaro-Ilir ishte si dhe per simboliken qe mban! Ne perfundim At Shtjefen Gjecovi mund te thuhet se ashte nje nga sherbysit ma te paster dhe besnik te kultures e kombit Shqipetare per c’ka ka dhe meriten historike se ishte nji nga ata qe brymosen dhe nxoren ne pah kombin Shqipetare, Vepra  Kanuni I Leka Dukagjinit mbetet vepra me madhore e tij por jo vetem e tij!       
Fotoja poshte nga e majta ne te djathte : Karl Prennushi, Gjergj Fishta, Justin Rota, Shtjefen Gjocovi 

Nga: Besnik Bucaj