Gazetashkelzeni 

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


PSE GEGNISHT !? (GEGNISHTJA NEN PESHEN E ANTIKULTURES)


Kronike: viti 1462 ‘Unte paghesont permenit Atit et birit et spirtit senit…’ 

Un te pagezoj (per emnit) ne emen te Atit e te Birit e te Shpirtit t’shenjte! Nji rastesi historike apo nji mister profan i kodifikimit te nji gjuhe kjo ashte e fameshmja ‘formula e pagezimit’ e Pal Engjellit, shkrimi i par i gjuhes se shkrueme shqipe e ndoshta i pari rast ne historine e gjuheve te botes kur nji gjuhe e nji kombi mer nji pagzim ne te shruemit e saj! 
Pa dasht me i dhan karakter religjoz mund te thome se kja asht nji sage epike e gjuhes shqipe e cila ne rrebeshe te kohnave te lashta e te vona na difton ne nen-rreshtat e saj sakrificat dhe korifejt e patriarkeve qe me aq zell, me mund, gjak e djerse e majten gjall nji gjuhe e cila shenjterin ma te madhe nuk e ka ne ndoj epersi ndaj gjuheve te tjera por ne thellsine vertikale si jo thjesht nji dege e vecante ne pemen e gjuheve botnore, por si nji rranje frytet e se ciles sot na bijt e shekullit te ri do kish thane Migjeni, po dom me i modifikue me zellin e mrapesht te mosperfilljes harbute! E di qe dikush mund te thote se jo, gjuhes shqipe nuk i pervishet ndoj rrezik sepse jetojme ne kohe modern por sic duket kur prej saj nuk nxiret ajka por tharmi ateher mund te thona se k’tu kena te bajme me nji fermentizim qe pa dyshim ka cue e mund te cojne edhe ma shume ne nji atrofizim i cili zvetnit pjellorin gjuhesore dhe mbarshtron shterpesine e qellimeve politike te dominances ne vend qe ne te vetmin send tashma politika nuk duhet perziehej! Pra sic mund te kuptohet fjala ashte per nji debat qe asht sa i vjeter e aq i ri dhe qe ka te baj me standartin gjuhesor i cili sot realisht pervijohet si dicka krejt konfuze per shkak te vet konfuziteti qe kan perhap mediumet dhe fanatiket mbrojtes, te cilet mendojne se gjuha asht dicka hermetike, nji karantine e postulueme e cila mund te hapet vetem me lejen e tyne a thue se jane keta qe kane monopolin e se vertetes, dijes dhe kultures pa dyshue se per te vetmen gja per te cilen kushdo ka te drejte me fol ashte pikirisht gjuha pasunia vetjake e c’do individi I cili e thith ket pasuni jo vetem ne gji te nanes por edhe pa u konceptue hala ne kuptimin juridik te fjales si nji trashgimni e pasuni genetike. Ka dicka per te cilen nuk duhet harrue as I here, gjinia njerzore e individit ka shpike arkitekturen, inxhinjerine, filozofine e shum fusha te shkences e dijes por gjuha, e folmja si mjet komunikimi, ma e magjishmja dhe e mistershmja ashte produkt i gjenialitetit kolektiv me nji theks te vecante te pluralitetit politik ne ket drejtim i cili nuk mundet te kufizoje shoqnine njerzore me rregulla qe suprimojne te drejten e virdiktit shoqenore e sidomos kur keto rregulla kufizojne gjenine shprehese te njerezve per te cilet ne vend qe kjo te ishte ne funksion te tyne, ndrydh k’ta te fundit ne mundesine per tu shpreh e per te krijue kur per balle kane nji gryke te ngushte gjuhesore per mes se cilec u kerkohet te flasin e shprehen. Nuk duhet harrue edhe dicka, gjuha dhe gjuhesia nuk jane e njetja gja, ndersa gjuhesia ashte nji disipline shkencore per te cilen punojne shkencetaret gjuha ashte nji pasuni dhe prone e njerezve qe e flasin pa kane nevoja qe keta te jene dhe te quhen shkencetare, gjuhesia ashte ne funksion te gjuhes dhe jo e kunderta sepse ne te kunder duhet te jena te tane patjeter shkencetare qe te perfshihemi ne te. Gjuhesia si discipline shkencore duhet te notoje ne detin e gjuhes pa pretendue qe ta detyroje gjuhen te lemtitet ne kunder’rrjedha. Keshtu nji gjuhtar e mer gjuhen ashtu si nji skulptor per ta punue e latue por kur dalta e gjuhtarve t’i then dhamet e ta ngushton gryken e te folmes, te detyron ta hollosh gjuhen duke njitrrajtesue seksin e folsit, kur ti shkerrmoq e ti bjerr fjalet atehere ky lloj gjuhtari ose nuk ban per ket pune ose kerkon qe t’i imponohet shumsit gjuhesore, pra pjeses ma te madhe te folesve permes barrjerash sfiduese qe nuk perputhen me psikiken, ndjenat dhe boten e gjuhes qe flet ky shumes. 
Pa dasht me u ndal ma shume ceshtja e par dhe ma e randesishme ne ket mes shtrohet ne lidhje me gjuhen standarte ose standartin gjuhesore te shqipes! Kur u vendos standart gjuhesore? Si u vendos, dhe a kishte standart gjuhesore para k’ti standarti qe eksiston sot!? Per sa i perket pyetjes se pare pergjigja ashte disi ma e gjate se me dy fjale pasi epoka komuniste dhe ajo post komuniste e cila mund te thuhet me plot goje ‘epoka neokomuniste’ ne ket drejtim ashte mundue me tana mjetet propagandistike, te rrafshoje cdo te dhane, fakt dhe deshmi te eksistences se perpjekjeve dhe standartit gjuhesore para ‘rrevolucionare’! 
Kur ne nji ore leksionesh kam pyet nji pedagog te fakultetit filologjik mbi ate se pse gjuha standarte sot ashte e bazueme tansisht mbi dialektin toske!? Pergjigja e tij ka kane sa e gjate aq monotone dhe shterpe ne argumentimin e saje! Gjaja e pare me te cilen e nisi pergjigjen ky pedagog ishte nji rezume deklarative se si kongresi i gjuhes se njesueme i 72 ishte nji arritje e madhe, nji arritje qe i kishte mungue gjuhes dhe kultures shqipe, nji arritje qe me pak fjale te linte me kuptue se ne ket drejtim askush ne historine e shqiprise ne as ni moment dhe ne as nji epoke nuk e kishte mar mundimin me u marr me ket ceshtje! Sic mund te kuptohet dhe sic shum kush mund ta dine, kjo ashte nji “ jo e vertete “ e madhe pasi sic do e cekim ma poshte faktet dhe argumentat flasin krejt ndryshe! Per te vazhdue me pergjigjen e pedagogut ky i fundit ne lidhje me ate se pse u zgjodh tansisht tosknishtja si baza mbi te cilen do krijohej standarti gjuhesore u pergjigj duke u mundue ta perligji ket gja me nji statistike te gjendjes se numrit te shkollave shqipe ne nji perudhje te rilindjes kombetare ne te cilen epersia e shkollave eksistuese anonte nga ana toske e kombit shqiptare! Realisht ky argument nese mund te quhet i tille m’ka intrigue dhe m’ka habite per karakterin e tij siperfaqesore por sic do e shohim edhe ky argument jo vetem qe ashte nji sofizem historik por dhe nuk perligj aspak nji sipermarrje te tille nga ana shkencore dhe profesionale. 
Ne lidhje me at, se a kishte gjuhe standarte dhe perpjekje per krijimin e gjuhes se njesueme shqipe, duhet theksue disa fakte elimentare per ata qe e njohin historine e shqiperise sa do pak. 
Dihet shum mire se perpjekjet e para ne funksion te krijimit te nji gjuhe te njesueme jane hedh qe ne ‘Kongresin e Manastirit’ te 1908 i cili krahas perpjekjeve per te unifikue alfabetin vuni theksin edhe ne unifikimin e nji te folune te perbashket dhe per ket u mor e folmja e Elbasanit si nji zone e cila shkrinte gegnishten me tosknishten. ‘Komisia letrare Shqipe’ ose sic njihet edhe si ‘Komisia Letrare e Shkodres’ themelue ne 1916 dhe per ket eksiston nji vepremtari e dendune ne funksion te arsimit, kultures dhe posacrisht te krijimit te nji gjuhe te unifikueme, asht nje deshmi e paster e perpjekjeve dhe e gur-themeleve qe u hodhen per krijimin e standartit gjuhesore i cili po vendosej tashma me nji delikatese kulturore ashtu sic e meriton te trajtohen ceshtje te tilla delikate. Per te vazhdue ma tej ne vitin 1923 me vendim te ministrit te kultures Sotir Peci u vendos qe Elbasanllishjta te ishte gjuhe zyrtare, ne ket rruge te pasunimit te standartit gjuhesore qe eksistonte para 72 ‘Konsulta Gjuhesore e Prishtines’ e 1968 botoi ‘Ortografine’ e gjuhes shqipe e cila duhet te ishte si nji kurorzim perfundimtare i krijimit te nji gjuhe te unifikueme e cila veproj ne tansine e perudhes deri, dhe mas luftes se dyte botnore si nji gjuhe standarte e unifikueme me te cilen u shkruejt e tane literatura arsimore, letrare-shkencore, administrative e shtetit shqiptare. Pra nese dikush pyet a eksistonte gjuhe standarte para ‘kongresit te 72’ pergjigja ashte po dhe vetem po! Ndoshta ky nuk ashte nji zbulim i madh por kur mendon se si nga literature shqipe ishte eliminue c’do e dhane qe fliste per zhvillimin e standartit gjuhesore dhe se si neper universitete kerkohej te shperlahej e verteta ne funksion te nji qellimi te tille nuk mund te thome se nuk asht nji arritje! Pyetja se pse u hodh posht kjo arritje per tu promovue nji tjeter ne forme revanshiste mund te zgjatin ma shume argumentin ne ket pike por dicka ma shume mund te theksohet ma pashte. Per sa i perket asaj se tosknishtja u zgjodh me argumentin qe parashtron pedagogu se ne nji perudhe te rilindjes kishte ma shume shkolla shqipe ne jug se ne veri une mendoj se nuk ja vlen rodin te meresh me pseudo argumenta qe nuk perligjin as edhe i gja kur mendon se si vet shkolla e par shqipe ne Korce (7 mars 1887) u hap ne ket sanxhak pikirisht si kunderpeshe e veprimtarise grekomane te kishes ortodokse e cila rrezikonte shkomtarizimin e k’tyne aneve prandaj e vetmja mynyre per te perhapur idete komtare ne kushtet kur vetedija kombetare ne keto ane ishte ne fije te penit ishte zgjimi i mendjes per mes dijes! Plus kesaj nuk duhet harrue se po qe puna per statistika te shkoqune ne periudha te caktueme dihet tash ma se shkollat shqipe kan eksistue ne veri qe ne perfundim te mesjetes atehere kur zan fill dhe gjuha e letersia shqipe, prandaj po qe per kshi lloj kriteresh gegnishtja e ka fitue me koh e vakt te drejten per me kena themel i standartit gjuhsore! Ndoshta k’tu duhet vue theksi edhe ne at se mendesia e rrenjosune per 45 vjet i bani shqiptaret me besue se si c’do gja e asaj kohe edhe gjuha standarte nuk mun te vihej ndryshe vec se me kongrese, mbledhje e me planifikime 5 vjecare sepse probaganda vizuale e ban ma te besueshme mbledhjen e nji grupi njerzish qe vendosin ne mynyr rrevolucionare duke hedh nenshkrimet e tyne se sa nji pune shkencore e cila gjithmone bahet larg daulleve probagandistike e siperfaqsore! Prandaj probaganda qe bahet edhe sot e nxjer ket kongres drejtshkrimore si nji arritje e mungueme per deri sa nuk ishte pa kerkund ma pare nji mbledhje e tille por sic dihet edhe po te ishte materializue ne foto e filmime, gja e cila nuk perjashtohet, zanatcite e komunizmit nuk do ishin lodh fare me ba ndoj retushim sepse do e kishin pas ma te lehte me e zhduk krejt nji gja te tille, ashtu sic zhduken prej kujtese e ndergjegjes shkencore per sa e sa vjet te verteten e cila po thuhet dhe do thuhet ma me force ne lidhje me ket teme! Komunismi e bani ket kongres drejtshkrimore ne kushtet kur standarti gjuhesore i ma parshem anonte lehtesisht por me te drejten e zotit, fakteve historike dhe kulturoro-gjuhesore, ne anen e nji gegnishtje elbasanishtje sic u tha, e cila ishte afer dy dialekteve qe po kristalizonin te ‘mesmen e arte’ ne te cilen si te gjallt ashtu edhe te vdekunit qe kishin fol ma heret te dy t’folmet do mund te gjenin veten si permes te folmes ashtu edhe per mes veprash qe ishin dhe ekzistojshin ma par ne te dy dialektet. 
Ma heret realisht regjimi komunist per mes ministrit te saj te kultures Sejfulla Maleshova ne periudhen 1945-1950 e kishte ndalue gradualisht standartin gjuhesore te perudhes para dhe gjate luftes se dyte duke krijue nji gjuhe administrate kautike ku dialektalizmat e nomenklatures perziheshin si do qofte me at pak nivel drejteshkrimore qe e kishin mare ne ato pak vite shkolle qe disponojshin. Megjithat standarti para komunist ishte hala ma i forte ma i konsoliduem dhe i cili karakterizonte krejt drejtshkrimin e elitave kulturore-letrare e cila ne pjesen absolute te saj nuk bante pjese ne regjimin diktatorial e totalitar qe po vendosej ne shqipni. 
Tuj prit ne ket mynyre qe komunizmi te krijonte elitat e veta, nese mund te quhet keshtu, si dhe duke perpunue nen peshen e shtypjes ato pak elita te verteta qe kishin mete prej periudhes se mbretnise shqiptare, regjimi e pa te volitshme qe ne 1972 atehere kur morsa e shtypjes e kishte spredredh mir e mire kombin shqiptare per ni periudhe 27 vjecare, kjo ne nji sinkron me boten sllavo komuniste, qe ma se fundi ja kishte arrit me hedh vallen bash ne zemer te kombit, mblodhi ksisoj at qe ashte dhe mbetet nji kongres poltik-komunist, revanshist i cili peshtjellonte gjuhen e kulturen shqipe duke u nise prej disa pozitash krejt krahinariste te nomenklatures komuniste e cila duke kane internacionaliste ne rastin ma te volitshem ne kunderpeshe te internacionalizmit ai mund te ishte thjesht krahinarist dhe kurrsesi komtarist. Ashte e mjerueshme kur mendon se nomenklatura komuniste por dhe ata qe i bajne fresk sot dhe qe ndihen mire ne kostumin e tyne te ngushte, duhet te kene vujt shume prej ndjenjes se nji inferiorizmi krahinore e kulturor i cili i ka shtye me kaq zell drejt nji komleksi per protagonizem dhe antagonizem, qe ne thelb ashte krejt shterpe per ball arealit kulturor para-komunist i cili e kishte kredon e tij ne pararojen kulturore dhe peshen e tansise se nji kulture qe ashte predominuese dhe absolutisht e arrime dhe e natlsueme prej qendrash kulturore me za, sic ishte Shkodra, e cila ishte dhe mbetet djepi i kulture dhe letersise, si dhe per mes shkrimtaresh dhe poetesh, artistash e piktoresh, sportistash e studjuesish qe kan meriten historike qe per disa fusha te gjuhes e kulture shqipe kan arrit zenitin e per tjerat kan hedh faren e farishtes kulturore qe ka karakterizue Shqipnine par komuniste dhe qe karakterizon edhe sot shqipnin kulturaliste per ata qe din kujt i thone kulture e kujt anti-kulture! 

Kshtu ne frymen e nji revanshi ideollogjik, krahinore e me hije shum te errta te nji prapavije serbo-sllave barbaria komuniste masi kishte vue dore ne persekutimin e elitave parakomuniste, qe per hir se vertetes ishin ne te shumten gege, duke arrit ne nivelet e nji genociti intelektual ku perfshihej edhe kleri per pos shkrimtarve, intelektualve, nacionalisteve por edhe atyne njerezve te ndershem qe ishin bashkue komunizmit naivisht duke e pa si nji rruge qe ja vlen por qe ironikisht do i conte drejt vdekjes per fajin e vetem se ndoshta i rrijshin per shtat vendit por jo nomenklatures komuniste e cila shum shpejt do hante edhe vet-veten duke qene se gjakpirsit nuk mund te jetojne pa gjak! Arriti pra ma se fund, qe ne mynyre institucionale komunismi t’i kundervihej zhvillimeve, veprave, aktorve dhe faktorve kulturore, duke hedhe keshtu ate qe do bahej baza e nji ‘Linguicidi gjuhesore’ ndaj gegnishtes, asaj dege te gjuhes shqipe qe ma shum se nji dege ashte nji trrung, si dhe duke prish per here te pare karakterin konsensual te t’gjithave zhvillimeve historike qe shqiptaret i kishin krijue me aq mund e kujdes ne lidhje me vendime e ceshtje delikate qe kishin te banin me kulturen por edhe me zhvillimet politike e historike kombtare. Keshtu, nese kishim nji ‘lidhje te Lezhes’me 1444, nji ‘lidhje Prizreni’me 1878; nese kishim nji ‘kongres Manastiri per alfabet’me 1908 e sa e sa te tjera te cilat ishin ba nen frymen e pelqimit dhe konsesusit mbar kombetare, tashma ky ‘kongres shkrimore’ i 1972 shkelmonte jo vetem at standart gjuhesore qe eksistonte por edhe ket standart historik mbi te cilin ishte ngrit kombi dhe historia e kombit shqiptare duke vue nji veto qe sic ashte deshmue prej shum studjuesish u ba nen moton ‘ata qe ban rrevolucionin do vendosin edhe per gjuhen’(pra do vendosin te folmen e tyne krahinore)! Un e di se shum kush nuk e vlerson ket prishje konsesusi por me bindjen e thelle, duke njoft rrymat dhe drit-hijet e historis sone kjo ashte nji sipermarrje qe provokon rande faktoret fizik, material e shpirtnore te konstruksionit kombetare, gja e cila asht ba ne nji konspiraci te mire mendueme prej atyen shtetesh te cilat duen ta shohin kombin dhe kulturen shqiptare pa korifej e visare gjuhesore e letrare si dhe per mes kesaj te materializohet amaneti akademik i ‘nacertanies (e ne vazhdim) serbe’ qe ne pa mundesi per me gllabrue fizikisht kombin dhe tersine territoriale te elementit shqiptare ne ballkan, dhe kjo pavarsisht nese ato nuk jane ne rrepubliken e shqiperise (apo kosoves), te lane ne nji lengate, ne nji mosmarrveshje percarese ne rastin ma te keq, si dhe ne rastin ma te mire te hidhet keshtu themeli ku do levrijne koncepti gjuhesor dhe identitare serb per shqiptaret te cilet jane te tille ne ‘Kosove’ sepse flasin nji gjuhe te ndryshme(gegnishten verilindore)dhe jo te tille ne ‘Albani’ sepse aty flitet nji gjuhe tjeter(standarti gjuhesore komunist dhe neokomunist) Pra me pak fjale qe kombi shqiptare i cili nuk u coptue religjonisht per shkak se formula ‘Feja e Shqiptarit ashte Shqiptaria’ e Pashko Shkodranit doli percaktuese ne identitetin kombetare, te copezohet gjuhesisht sipas modelit sllav ne ballkan ku edhe pse me nji gjuhe (sllave)serbo-kroate, ish rrepublikat jugosllave nuk kishin arrit te bashkoheshin per c’ka dhe ne 90 plasi dasia kur secili shtet donte shkuptjen dhe per nji ‘i’ ne vend te nji ‘j’ apo dicka te tille, seicili shtet te manifestonte dallimin gjuhesore e identitare qe e perligjte per tu shkeput kjo edhe pse besimi ishte se ishte ortodoks! Pra me pak fjale nese bota sllave ne ballkan deshmoj se nuk mund t’i bashkonte dhe aq as gjuha e as besimi po kshu edhe bota shqiptare ne ballkan mund te provokohet qe me kete ose me ate te copezohet dhe te mbahet vazhdimisht e topitune pa mund me ngre krye! Ashte fakt historik se Jovan Cvijici rektor i universitetit ne Beograd ne 1907 deklaronte dhe urdheronte qe “ te fillohet studimi per etnografine, gjuhen dhe dialektet e Shqiptareve “, une nuk mund te thom se ca ka ba akademia serbe ne ket drejtim por ashte fakt historik i njohun prej studiuesve shqiptare se akademia e shkencave serbe me te tan akademiket anti-Shqiptare ka pase dy koncepte baze ne lidhje me luften ndaj popullit Shqiptare ne kohe paqe sepse ne kohe lufte dihen; se pari shteti Shqiptare te mbahet vazhdimisht i dobet, ne kacafytje dhe destabilitet politik, (dhe faktet per ket flasin boll) dhe se dyti te investohet ne krijimin e nji identiteti dasore gjuhesore sipas te cilit shqiptaret e kosoves flasin ndryshe prej ‘Republic of Albania’. Ne ket hulli un nuk besoj qe do kete studues qe mund te hedhin poshte keto te verteta per pos faktit se mund te jene pjese e ketij plani por di te thom se komunizmi ne shqiperi i ka cue shum mire uje ne mullinin e anti-Shqiptarizmit serb dhe nuk ka se si te ndodhte ndryshe pasi ata ishin pjell e vet ketyne te fundit. Pa dash me u nal ne kandveshtrrimin historik problemi ashte se ky revanzh gjuhesore qe u vendos ne 72 godet vlerat kulturore te Shqiptareve, vlera gjuhesore e letrare te cilat rrokin sa krimtarine individuale aq edhe ate popullore identitare, folklorike dhe epike. Keshtu ky standarti gjuhesore duke qene se u bazue mbi nji dialekt te ciles i mungojne visaret etno-kulturore, autoret e mirefillte te cilet i ka me gishta(madje ksaj i mungojne edhe sot), i mungon thellsia vertikale dhe shtrrirja horizontale, e ban ket te fundit parazitare dhe marrafrymese ndaj gegnishtes, shqipes se madhe, e cila disponon te tana ato cilesi qe u permenden ma siper e ma shume se aq. Duke u ndale tek disa rrekorde historike, gjuhesore, letrare dhe duke u nise prej elementeve shkencore gjuhesore qe nxirren prej gegnishtes mund te rradhitim disa trofe qe gegnishtja i ka dhane dhe i jep gjuhes shqipe. 


Se pari, themelet e te shkruemit shqip dhe shkolles shqipe jane hedhe prej gegnishtes qysh se ne mesjete ( e ndoshta shume ma heret) e provueme kjo prej “ shkrimtareve te vjeter te veriut ”, sic njihen dhe dokumentave qe provojne ekzistencen e shkollave shqipe ne mesjete. 


Se dyti, vet letersia shqipe themelet e saje i ka ne vepra letrare gege. C’do zhaner fillestare i prozes dhe poezise shqipe asht levrue gegnisht prej autoresh gege te cilet jane patriarket e gjuhes dhe letersise shqipe si, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi, Matringa etj, te cilet kane meriten e themelimit te kultures gjuhesore dhe letrare te shkrueme. 


Se treti, gegnishtja perban uren lidhese mes kultures shqiptare dhe asaj europiane e shprehun kjo ne veprat letrare te ma siperme perfshi dhe alfabetin si mjet materializimi i gjuhes i cili per meritat e gegnishtes dhe autoreve gege u vendos te ishte i njillojte me europen dhe kulturen perendimore. 

Se katerti, gegnishtja disponon dy shtyllat e kultures shpirtnore, letrare, shtetnore dhe identitare me peshe pertej asaj shqiptare, “Kanunin” si e “ Drejta Shqipetare “ e vecante nder te drejtat e vendeve te ndryshme te perendimit dhe botes, dhe se dyti, “ Eposin e Kreshnikeve “ krijimtaria letrare e cila pemban sekretet e trashgimise te qenjes se Shqiptarit. 

Se pesti, gegnishtja asht gjuha me te cilen nisi rrugen e tij historia e shtetit por edhe e periudhes se rilindjes kombetare. Duhet theksue se rilindja si nje epoke e zgjimit te ndergjegjes kombetare te shqipetareve vertete thuhet se lindi jashte hapsines gjeografike shqipetare e lidhur kjo me figura si Vigjelharxhi, Sermbe, Doradistria te cilet rridhnin prej gjakut arbnore, por mbrenda hapsinave gjeografike kombetare, rilindja kombetare lindi per mes figurash si Zef Jubani, Abati Preng Doci, dhe Ndue Bytyci, te cilet veprat e tyne qofshin letrare apo politike i shkruajten gegnisht. Ketu vlen per tu permende kontributi i Zef Jubanit si hartuesi i pare i qellimeve politike qe kishte borgjezia shqipetare apo kontributi i Preng Docit ne percaktimin e alfabetit latin ne kongresin e Manastirit. 


Se gjashti, vet shteti dhe administrata shtetnore pas 1912, perfshie deklaraten e pavarsise, kishte si gjuhe zyrtare gegnishten e hapune ndaj tosknishtes. 


Se shtati, te gjitha perpjekjet per unifikimin e nji gjuhe zyrtare, gjitheperfshimse dhe te unifikueme, pra standarte, u bane ne arealin gege, prej shkencaresh, studiuesish dhe shkrimtaresh kompetent dhe te pa diskutueshem ne keto fusha. Perpjekje keto qe shkojne nga “ Kongresi i Manastirit (1908) “ e deri tek puna dhe veprimtaria e “ Komisise Letrare te Shkodres” (1916 e ne vazhdim), te cilat ne totalin e saje dhe konsensusin mbare kombetare, vendosen gjuhen e njesuar ose letrare sic thuhet ne zhargonin e zakoneshem, e cila kishte si baze shkrirjen dhe jo perjashtimin e dialekteve te medha te shqipes. 

Se teti, pervec poezise dhe prozes se levrueme gegnisht ne totalin e saj, romani i pare i mirfillte si nje shtylle e prozes, ashte po gegnisht dhe lidhet me autorin Ndoc Nikaj i cili arriti te konkretizonte i pari nje roman te mirfillte ne letersine shqiptare, nderkohe qe romani modern dhe i mirfillte modern, asht i lidhun me emnin e Ernest Koliqit. 


Se nanti, gegnishtja e ka nderkomtarizue per here te pare letersine shqipe permes vepres se Fishtes “ Lahuta e Malsise “ e cila asht dhe maja e letersise epike shqipe me te cilen bota njohu “ Homerin Shqipetare” sic do e quante kritika nderkombetare Fishten e madh, si cili do te ishte dhe i pari shkrimtare shqipetare qe propozohej per cmimin “ Nobel “ ne letersi. Studiuesit e huaj vlersojne ne ket rast se, gjuha gege e Fishtes tek “ Lahuta e Malsise” i qendron shqipes ma bukur se “ Iliada dhe Odisea” e Homerit, greqishtes. 


Se dheti, nga struktura gjuhesore gegnishtja e rradhit gjuhen shqipe me gjuhet e medha te europes dhe perndimit si Latinishte, greqishte e vjeter, gjermanishte, anglishte, frengjishte etj, pasi disponon “ Paskajoren “, nderkohe qe sot standarti gjuhesore qe ka perjashtue paskajoren i bazuem ne toskenisht, ne ket rast, rradhitet me greqishten e re, serbishten, e ndoj gjuhe tjeter modeste. 


Se njimdheti, gegnishtja asht sendertuese e fjalformimit te fjaleve moderne shqipe ne pjesen ma te madhe te tyne, nji inventare fjalesh ky qe thuhen per dite por qe pak kush e di origjinen e tyne, pavarsisht kjo prej “gegocidit” gjuhesore qe ka ndermarre kongresi djallzore i 72 per me crrenjos gegnishten. Keshtu fjalet me parashtesen “ nxan, kallzo, krye, ban, za, etj etj, qendrojne ne themel te fjaleve nxanes, kallzim- kallzues, kryetar-kryeqytet, banim-banues, shtatzane-zanore etj, pa permendun ketu fjalformim ne emna njerezish e vendesh. 

Se dymdheti, dhe ndoshta kjo do ishte e fundit per aq sa zan ky shkrim asht fakti ma i randesishem dhe qe ka te baje me popullin, folesit ata per te cilet bahet gjuha e unifikueme te cilet ne 5/7 e tyne jane gege-foles te cilet per ironine e fatit por jo per qellimin per te cilen asht ndermarre synim, jane perjashtue prej standartit gjuhesore i cili per gjitha arsyet e ma siperme kishte si qellim nder te tjera te varfnonte dhe godiste thelbin e asaj qe mun te quhet shqiptari. Duke ngrite keshtu ne gjuhe te unifikueme nji dialekt me mungesa te theksueme historike, letrare e gjuhesore, e cila shkatrron nji gjuhe po te unifikueme me vlera te mirfillta historike, gjuhesore dhe letrare e cila ne ket rast asht pa diskutim gegnishtja. 


Po ti shtonim dhe nji te “Trembdhjete “ ketij shkrimi, dhe per t’u kthye tek titulli, do thoshim, sepse gegnishtja i ka gjitha ca nuk i ka sot standarti varfnore, ajo asht gjuhe e mirfillte, qendrestare ndaj gjuheve te medha, e shkrueme dhe e levrueme qysh ne hershmerine e saje atehere kur edhe vet tosknishtja ishte gegnishte dhe prej te ciles rrjedh si dialekt i ndotun prej greqishtes-bizantishte. 
Se fundi sfida qe ka sot gjuhesia shqiptare asht sfida qe ka kultura nga meso-kultura per mos me thane antikultura. Gjith c’ka metet ne ket mes asht ana ne te cilen do anoje bastuni i aftesise percaktuese, i cili do vendos te paren apo vazhdimin e se dytes!? 
Besnik I Bucaj