Gazetashkelzeni 

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


Ibrahim Daut Bucaj 

Ibrahim Daut Bucaj lindi ne fshatin T’pla me 10 maj 1936 ne nje familje te varfer materialisht por te pasur shpirterisht, e njohur per bujari, mikpritje dhe kontribut patriotik e kombetare.  Ne moshe minore fare te njome, ai se bashku me familjen e tij perballet me humbjen e babait Dautit i cili i lodhur por jo i mposhtur nga sfidat e jetes len mbrapa 5 jetime se bashku me gruan Shaken e cila fatkeqesishte do te nderronte jete pak vite me pas.                             


I perballur me vuajtjet e jetes, njomcak por me talent, si mashkulli me i madh i familjes nder motra dhe vellezer te mbetur jetime, ashtu ne njomtesine e tij dhe fatin “Migjenian”, i duhet te behet shtylla e shtepise qe perballej me vuajtje dhe mundimet e kohes. Keshtu me te mbaruar arsimin 7 vjecare detyrohet ta nderprese shkollen perkohesisht per tu punesuar me qellim qe te mund te ndihmonte pjesen tjeter te familjes.                 

Qe nga kjo kohe puna dhe obligimi do te beheshin pjese e pandare e fatit te nje jetimi i mbetur kryefamiljare ne nje shtepi jetimesh. I talentuar ne fushen e arsimit dhe dijes, me vullnet te forte, dhunti prej intelektuali dhe durim e maturi prej “Burri”, arrin qe ti rikthehet shkolles te cilen e ndiqte krahas punes. Pas shkolles se mesme kryen sherbimin ushtarak ne Tropoje dhe me pas ndermerr nje sipermarje te sukseseshme arsimimi duke komletuar personalitetin intelektual ne shkallen me siperiore te kohes per mes diplomimit ne plot universitete ose shkolla te larta dhe duke u bere keshtu shtytes dhe terheqes i familjes dhe rrethit familjare per tu ngritur dhe hecur perpara.    

                                                             

Me orientimin e kohes, mbaron “Shkollen e Filozofise” (sic quhej shkolla e partise) ne te cilen diplomohet ne 1963. Me pas diplomohet edhe ne “Kursin e Larte te historise” me 1972 dhe me kembenguljen e tij te forte arrin te regjistrohet dhe te kryej edhe “ Fakultetin e Drejtesise” aty dhe ku deshironte realisht te ndiqte studimet, duke u diplomuar ne 1974. Qe te gjitha keto shkolla te larta i mbyll me rezultate te shkelqyera dhe gjate kesaj periudhe behet njohes i gjuhes Ruse. Aq i dalluar ishte si student i brezit te vete sa qe shoket e tij te fakultetit deshmojne se per aftesite dhe pergatitjen e larte qe kishte, ai vihej here pas here ne rrolin e pedagogut  nga ana e stafeve akademike te universitetit.          

                 

Qe ne periudhen e studimeve, fillimvitet 60-te, nis e shkruan dhe aktivizohet ne fushen e gazetarise te cilen e kishte pasion. Jane me dhjetra e dhjetra shkrime te tij ne gazetat e ndryshme te kohes te botuara nga ai ne kete periudhe. Per aftesite ne gazetari dhe i spikatur ne kete fushe, zgjidhet heret si korenspodent i gazetes me te madhe te kohes “Gazeta Zeri i Popullit” ku mbulon me informacion dhe ne mynyre vullnetare  vendlindjen e tij Tropojen.  Pavarsisht hecjes perpara ne periudhen e shkolles se larte te cilen e ndiqte paralelisht me punen, peripecite per te nuk reshtin se ndodhuri. Rrezikohet te goditet dhe te perjashtohet qe heret nga shkolla si pasoje e qellimeve per ta perjashtuar nga partia me argumenta paradoksale qe kishin te benin qe nga nderhyrjet ne jeten private e deri tek biografia e njollosur per kohen, qe vinte si pasoje e arratisjes se tezes ne amerike.  E sfidon veshtersine me kurajo dhe bashke me te edhe dashakeqesine e atyre qe nuk e shihnin me sy te mire ngritjen e tij.


I perkrahur nga miqte e dashmiresit te cilet ja njihnin mire vlerat, arrin ta shmangi dhe kaloje sfiden e pare politike e cila do te perseritej me pas hera heres me po te njejtin paradoks si tek ai ashtu dhe tek pjestaret e tjere te familjes, perpjekje qe kishin si baze mbeshtetjeje po te njejtat argumenta biografike. Duke pasur pas vetes “staturen” e nje kuadri, intelektuali dhe nje personi aktiv qe i njihte mire konjikturat e kohes, i mire arsimuar dhe me nje bagazh shume me te larte se kuadrot tjere, ai arriti qe me vullnet dhe durim te shmangte te gjitha intrigat dhe rreziqet per vete, familjen, vellezerit dhe motrat e tij duke u bere keshtu perseri “shtylle dhe mburoje”. I sfiduar prej fatit, perseri fati i keq e kaplon, i vdes gruaja Samie duke e lene me tre vajza jetime. Fati ndjek fatin dhe duket sikur fatalizmi eshte kuptimi i tij.      


I pikelluar dhe ne mbylljen qe e karakterizonte vazhdon te punoje ne koperativen “Margegaj” te cilen me sukses arrin ta sjelle ne parametra maksimal duke e bere shembull te suksesit. Kjo eshte nje periudhe e punes se palodhur dhe sakrificave qe beri sidomos ne perballjet e dimrave te fuqishem dhe te ashper, duke u gjendur pran popullit te kesaj zone per kapercyerjen e veshtersive qe sollen sidomos dimrat e viteve 84-85 te cilat moren edhe jete njerezish. Puna e gjate dhe sfidat qe i rezervonte kjo zone e thelle e Tropojes nuk e shkoqen dot nga pasioni dhe veprimtaria kulturore. Gjate kesaj kohe dhe ne vazhdim meret me themelimin e muzeut te zones dhe shpive te kultures, mban referate dhe simpoziume per ngjarje dhe figura historike si dhe behet krah i njerezve te ndershem e punetore pa par ansi dhe dallime. Ne 1978 nje shprese e re lind per te, martohet perseri dhe me Zylen, bashkeshorten e re do te lindete edhe 4 femije duke e cuar ne shtate numrin e pasardhesve nga te cilet 4 vajza dhe 3 djem. Ne mesin e viteve 80 karrjera e tij fillon te lehtesohet pak. 

Si nje prind i dashur dhe i sakrifices per vete, familjen dhe me gjere, si nje kuader i vlersuar per aftesite e tij te rralla, pavarsisht nga veshterisete dhe lufta e brrylave qe behej per kohen, transferohet me se fund me pune ne qytetin B. Curri aty dhe ku jetonte se bashku me familjen. Zgjidhet kryetar i “Frontit Demokratik” nje organizate e pavarur sipas tipit te kohes, anetare i byrose se rrethit si dhe kryeredaktor i “Gazetes Shkelzeni”. Ne kete periudhe jepet pas gazetarise   dhe punes se thekur kulturore e studimore te cilen e kishte akumuluar pergjate ekspeditave dhe eksperiencave te shumta ne tere krahine per te nxjerre ne pah emra dhe ngjarje historike. Themelon gazeten “Shkelzeni” e cila shnderrohet ne dritare te kultures, artit dhe letersise tropojane duke u bere promotore dhe promovues i ketyre vlerave.     


Kjo eshte nje periudhe e permbushjes se vete-vetes sic kujtonte vet ai pasi keshtu i jepet mundesia te themelonte gazeten, pasionin e tij te hereshem, ti vinte emrin e djalit te tij te madh qe e kishte marre nga mali i famshem i “Shkelzenit” dhe te materializonte keshtu punen e tij disa vjecare si hulumtues, botues dhe studjues.     

          

Me gjithese nder juristet me te hereshem te diplomuar te Tropojes, per shkak te konjikturave apo dhe mos pasjes deshire per te punuar ne organet e drejtesise se kohes, Ibrahimi nuk e ushtron profesionin e juristit deri ne ndryshimet demokratike te viteve 90- te edhe pse ate e kishte bosht te formimit si intelektual dhe kuader.     Ne fillim te viteve 90 si nje nder juristet e pare te diplomuar dhe me formim te plote juridik  licencohet si avokat duke u bere keshtu edhe si nder avokatet me te hereshem i cili do te kontribuonte ne themelimin dhe ngritjen e institucionit te avokatise, profesion qe e ushtroi deri ne fund me humanizem dhe pune shoqerore per jo pak veta, si dhe me dellin e pasionit dhe profesionistit qe e karakterizonte. 


Per kontibute te cmuara shoqerore dhe humane, puna dhe veprimtaria e tij, eshte dekoruar nga presidiumi i kuvendit popullore me “Urdherin” < Per Sherbime te Shquara Shteterore dhe Shoqerore > Klasit III. Si shkrimtare, botues, gazetare dhe hulumtues emrin e tij e mbajne me dhjetra e qindra artikuj ne dhjetra gazeta e revista. Eshte themelues faktik i gazetarise se shkruar Tropojane e cila fillon me gazeten “Shkelzeni” gazeta e pare e shkruar dhe botuar, themelues i se ciles eshte ne cilesine e kryeredaktorit.  Si intelektual i shquar i Malsise se Gjakoves  dhe nder kuadrot me te pergatitur qe ka nxjerre ajo, mban mbi vete cilesime si “Jurist”, “Gazetar”, “Kuader i Larte”, “Njohes i mire i filozofise materialiste”, “Studiues dhe botues”, “ Avokat”, “Etnolog”, “Kronikant”, “Kuvendare”, “Orator”, “Njeri me force bindese dhe rracionalist –mbushamendes- per te tjeret”, “Njohes i shkelqyer i se drejtes zakonore –kanunit“ etj.                                                            

Si aktivist i ceshtjes kombetare pervec punes dhe veprave studimore, ai ishte anetare dhe themelues per Tropojen i – Organizates Mbarekombetare Nacionaliste -  “Bashkimi Kombetare Shqipetare” ne plateformen e se ciles ishte bashkimi i trojeve shqipetare ne nje shtet te pavarur kombetare, data e themelimit te se ciles eshte viti 1991 e cila me pas u shnderrua ne “Levizja Shqipetare per Mirekuptim dhe Paqe” ne 1993 me President nderi Anton Ceta ( Per shkak se veprimtaria e kesaj organizate ka qene sekrete mendohet se kjo ishte nje pararendese e levizjes se armatosur qe u zhvillua ne Kosove ne 1998-99 dhe qe kishte si qellim krijimn e parakushteve per nje gje te tille).                                                                                                                               

Eshte autor i veprave ne botim 

“Tradita dhe Virtyte ( Te Malsise se Gjakoves)”, 

“Dite te veshtira Kosovare”, 

“Humor Tropojan” e sa e sa dorshkrimeve te tjera te botuara ose qe presin driten e botimit.                                                                                                    


Ne tersine e tij si intelektual mund te thuhet se nuk ka fushe te dijes, kultures dhe letersise e cila te mos jete prekur nga ai dhe ne te cilen te mos kete realizime vertete per tu vlersuar.  Endrra dhe qellimi i tij ishte gjithmone ngritja dhe vetepersosja, arsimimi dhe kulturizimi te cilen gjithe jetes u mundua ta mbillte e ta lulzonte kudo qe ishte dhe vepronte.  Shpirti i tij tolerant, i lire dhe vertet demokrat, arrinte te shihnte pertej ngushtesive, grykesive, hipokrizive dhe mediokriteteve te cilat edhe pse ndoshta e zhgenjenin, nuk ja zvetnitnin forcen e durimit dhe vullnetit per te drejten dhe te verteten, per moralin dhe nderin “shtyllen” qe mban ne kembe nje burre. Si nje atdhetare i vendosur me shpirt e zemer, traditat dhe virtytet e malsorit shqipetar ishin traditat dhe virtytet e vet tij, te cilat me se miri ai diti t’i shpaloste ne rastin e luftes se kosoves, kohe ne te cilen, ne gjurme te te pareve, e shnderroj shtepin e tij ne pritese dhe mbajtese e vellerzerve nga kosova.                  

   

Si baba, prind e gjysh, si familjare e mik i mqeve dhe kujdo njeriu, deshira dhe paqa me e madhe ku gjente veten ishte harmonia, mirekuptimi dhe rrespekti i ndersjellte.   Ne endjen e kohes dhe kujtimet e atyre qe e njohen mire, ne mendje do jete gjithmone njeriu i dashur dhe i qete, i shume duruemi stoik qe dinte t’i buzqeshte cdo sfide sado e pa denje te ishte ajo.                                                                                                                                                    


Perball sprovave t’i vure nderin; 

perball hipokrizise durimin 

dhe ne lojen e sfides qe shpurpuriti jeta 

arma jote ishte sinqeriteti, 

te cilat kundrruell vetes dhe tjereve, 

te nxoren faqebardhe kurdohere. 

Ti baba i dashur... tash ne rrugtim... 

ne qiellin e paster te shpirtit tend 

nuk ishe meteor por yll qe ngrohu 

dhe tash ndrin si nje fanar i pashuar ne ndrricim te rruges sone.     

Ne frymen e shpirtit te cilin nuk e shohim 

por e ndjejme si zemren kur pulson, 

zeri jot kumbon ne te fortin amanet 

qe puna dhe vepra jota na defton.       

Si poezi e jetes, 

keshillat tua jetojne ne rreshtat e viteve qe kalove 

jo si nje kalimtare por si nje misionare qe misonin permbushe. 

Si i perjeteshem mes nesh 

qe thelle ne kraterin e shpirtit tone ngrite nje mal krenarie...

Si nje baba qe ishe me shum se kaq 

dhe qe pike orjentimi te kemi kur ndodh te humbim fillin... 

Nuk kemi force te themi tjeter vec... 

“i paharruar je per ne” 

si tash qe me nuk je mes nesh 

ashtu dhe kur bashk do jemi perseri.