Gazetashkelzeni 

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


 

FILLESAT E GJUHES E LETERSISE SHQIPE, TE SHKRUEME!  


Dihet qe gjuha shqipe ashte nje gjuhe nder ma te vjetrat,shqipetaret si pasuni te pare te autoktonise dhe te kultures se tyne kane pikirisht gjuhen e cila ashte e vecante nder gjuhet indo-europiane dhe e lidhune ngusht dhe me truellin autokton te shqipetareve ne ballkan por dhe ma gjane.
Gjuha si mjet komunikimi njerzore ashte fillimisht,heret e folune dhe ma pas e shkrume,ajo ne rradhe te pare ashte e lidhune ngusht me krijimin e shtetit i cili e kishte te nevojshme dokumentimin,ma pas ne zhvillimine saj ka ndihmu zhvillimi i kultures dhe religjoni specifikisht ne vartesi te rasteve. (rasti i shqipes lidhet nga studiuesit me te dytin).
Per sa i perket rastit te lidhjes shtet-gjuhe e shkrume mund te thuhet se paraarrdhesit e shqipetareve  (dhe te shqipes), Iliret kishin shtetet e tyne;por pushtimet e hereshme jane shoqeru dhe me shkatrim te administrates vendase qe mund te kete perdore gjuhen vendase dhe per pasoje dokumentimi i gjuhes shqipe nuk ashte arrite te provohet qe ne kohen e hereshme ilire.
Keshtu qe per gjate peridhes se zgjatun romake e bizantine shqipetaret e kishin te veshtire ta zhvillonin gjuhen e tyne ne nje kohe qe gjuha e administrates por dhe e kultures per kohen ishte ose ajo latine ose ajo greke ne perudhen e bizantit.
Periudha me te cilen lidhet dokumentimi i gjuhes se shkrume perkon me nje perudhe qe ashte e lidhune me religjonin(besimin)dhe zhvillimin kulturore europian dhe me epoken e lavdishme te Skenderbeut; konkretisht peridha perkon me levizjen Humaniste qe nisi ne Itali dhe me kunder reformat qe ndermori kasha e shejte romake per tju kundervu rezikut qe sollen reformat e Martin Luterit te cilat cenuan dominimin religjoz te Papatit ne Europe! Keshtu kisha filloi te krijonte kushte qe lutjet te thueshin ne gjuhen vendase per te forcue lidhjen e besimtareve me kishen romake.
Formula e pagezimit (1462) ashte dokumenti i pare i shqipes(gegnisht) dhe prove e pare e asej qe u tha ma siper, formula thote: UN TE PAGESONJ P`R EMNIN T`ATIT E T`SHPIRTIT SHENJT ! me pas kemi FJALORIN e Arnold Von Harfit (1497), kalorsi gjerman qe perktheu disa fjale per te komunikuar: Librin i pare MESHARI I Gjon Buzukut (1555) dhe UNGJILLIN E PASHKEVE (disa faqe ne nje dorshkrim greqisht fund shek XV)ne alfabet greqisht dhe dialekt toske.
Keshtu keta perbejne dokumentat e pare te shqipes se hereshme te shkrume,realisht studiusit mendojne se shqipja ishte dhe ma heret e shkrume ne baze te deshmise se murgut gjerman Brokardi i cili ne 1332 thote se: SHQIPETARET EDHE PSE KANE NJE GJUHE KREJTESISHT TJETER NGA LATINET, NE LIBRAT E TYNE PERDORIN ALFABETIN LATIN:
KORIFEJT E PARE TE LETERSISE SHQIPE! 

 
                      MARIN BARLETI    (1460-1513) 
 Barleti ashte humanisti i pare shqipetare dhe nje nder ma te njohunit humaniste europian te kohes, vepra ma e njohune e ti ashte <Historia e Skenderbeut> e cila per jehonen qe bani ne europe u botue plot tre here ne latinisht,ne Strazburg(1537)ne Frankfurt(1578)dhe Zagreb(1743),Vepra ashte e botume ne latinisht per faktin e thjeshte se ajo u drejtohej interesit te madh europian per jehonen e madhe te periudhes Skenderbegiane bashkohes dhe deshmitare i se ciles ishte!Vepra perbehet nga dy pjese ku e para ka 6 libra dhe e dyta 7!Vepra te tjera jane<Rrethimi i Shkodres> me (1504) ne kete beteje ai mori pjese aktiv;Me (1513) botoi <Shkurtore e jetes se papeve> te cilen ia kushtonte Pjeter Engjellit vellait te Pal Engjellit kryepeshkop i Durresit I cili e kishte perkrahur per vepren kushtuar Skenderbeut.                      

                                                                                                                                                                                                         
                         GJON BUZUKU !    (Shqiperusi i pare)
Ashte autori i pare i librit te pare ne shqip!<Meshari>ashte nje veper me karakter fetare qe perdorej ne meshat kishtare dhe qe ai e shkruajti nga 20 marsi i 1554 deri ne 5 janare 1555.Buzuku ishte prift i malsis se Mbishkodres me origjine nga fshati Kraje.       
Ai ishte i vetedishem per rendesine e vepres ai deshmon se e mer kete veprim per shkak se nuk kishte libra ne shqip dhe se dashtunia per vendin e bante te merte mundimin me <zdritun pak mendet>per popullin e tij!Meshari ka vlera te mdha artistike per faktin se ai perdor nje mjeshteri artistike qe tejkalon kufijt e nje libri fetare,ka pasuri te madhe fjaloristik per fjalet e shumta e te vjetra shqipe,si dhe ka vlera historike per gjuhen e perdorur e cila ashte gegnisht e perdorur si nje gjuh unike edhe ne jug dhe tek arbereshet e italise:pra,nuk kishte filluar difirencimi dialekteve.Keshtu Buzuku ashte babai i gjuhes se shkruar dhe vepra e tij Meshari ashte monument thelbesore i kultures,gjuhes dhe historise se gjuhes Shqipe.


                                    LEK MATRANGA  (1560-1619)
                                              (Vjershtari i pare)
Shkrimtari me i hereshem Arberesh,Matranga ishte klerik meshtare i cili hapi siparin e nji plejade Arbreshersish me culture qe nen krenarine e perudhes Skenderbegiane do mbanin gjalle per shekuj identitetin dhe gjuhen shqipe deri ne ditet tona.
E mbesueme e kreshtere(Dottrina Christiana)ashte vepra e tij qe realish eshte perkthim i nje libri te jezuitit Spanjoll i qujtun P.Landesma!Libri ashte ne formen e KATAKIZMI(ligjerim i shkurt pytje-pergjigje i mesimit per doktrinen kristiane).
Pjese e keti perkthimi ashte dhe vjersha <Kenge e peshpirteshme> e cila ashte origjineliteti i tij dhe vjersha e pare e gjuhes shqipe,dialekti qe perdor Matranga ashte toskenishte shume e hereshme gja qe i shton vleren historike.


               PJETER BUDI  (1566-1622)  

  (Shkrimtari dhe poeti i pare origjinal shqipeta

Lindi ne Guribardhe te Matit mesimet e para i mori ne vendlindje si autodidakt per tu ba prift ne moshen 21 vjece!Sherbeu si prift ne kosove e maqedoni per tu emru nga selia e shejt si vikar i pergjitheshem i serbise!
Budi ashte para-nacionalisti i pare qe kishte nje botkuptim te kthjellet per vetedijen nacionale e kulturore per vendin dhe popullin e tij. Kete botkuptim dhe bindjet e tij atdhetare e ka shprehur qarte ne programin e tij per nje kryengritje ballkanike,dokumentin te cilin ia drejtonte Romes,ne dekument ai ben nje pershkrim te historise dhe etnologjise shqipetare ku ngre nalt karakterin dhe vullnetin e shqipetareve per nje kryengritje !Budi organizoi nje lidhje me meshtare shqipetare e cila nuk pranonte meshtare te huaj ne tokat shqipetare.Keshtu per kete veprimtari politike ai dhe vritet ne perpjekje per te keluar lumen Drin.
Veprat e tij jane si Doktrina e krishtene (1618), Rituali roman (1621), Kush thote meshe, keto kafshe i duhen me sherbyen (1621) dhe Pasqyr e te rrefyemit (1621)
Vepra ma e shqume e tij ashte  "Doktriena e Krishtene" e ribotuma tre her per gjate kohnave,(1639-1664-1868).
Origjinaliteti i Budit qendron ne 100 faqe proze origjinale e gjendune ne veprat e tij dhe plot 3200 vargje duke e ba poetin e pare shqipetare original. 
Ne foto Pjeter Budi duke u rrefyer Rome 1921 marre nga libraria e Vatikanit. 


                           FRANG BARDHI  (1606-1643)

                  (Gjuhetar,Leksograf,Etnograf,Folklorist i pare) 

Frang Bardhi lindi ne Kallmet te Zardimes ne nje familje te njohune e cila kishte nxjere Ipeshkvij dhe Kapedane dhe qe kishin lidhje me Venedikun.Mesimet e para i mori ne vendlinje,ne moshen 22 vjece u ba prift per te vazhdu studimet ne kolegjin Ilirjan te Loretos dhe seminarin e Propagandes ne Rome. Veprat e tij jane "Fjalori Latinisht_Shqip 1635" dhe "Skenderbeu 1636" (apologji per te), Budi vdiq i ri por ai deshmon se ka dhe shume perkthime qe kane humb ose nuk jane gjete hala. Fjalori i Budit ashte fjalori i pare ne shqip,ne kolonen shqip jep dhe kuptimin ne turqish ndersa ne kolonen latinisht jep dhe kuptimin italish duke tregu keshtu se ai I njihte keto gjuhe dhe se fjalori ishte me i gjane se kaq. Ne ket veper ai permbledh dhe fjale te urta shqipetare dhe sentenca shqipe qe kane te bajne me pervojen dhe psikologjine e vecante te shqipetarit duke e ba keshtu Budin Linguistin dhe Etnologun e pare shqipetare qe la nje pasuni te madhe ne kete fushe.
Ne vepren apologjike "Skenderbeu" ai flet per origjinen autoktone te Skenderbeut te cilin kishin filluar ta pervetesonin vende te ndrysheme,keshtu ai hedh poshte me argumenta pretendimet e nje studiuesi Maranoviq i cili pretendon origjinen Boshnjake te Skenderbeut.Budi thumbon dhe ironizon studiues te tille te cilet mundoheshin ta pervetesonin figuren e Skenderbeut,gjithashtu Budi shprehet me emocion dhe krenari per figuren e heroit shqipetare dhe per faktin se po i rikthente shqipetareve heroin e tyne.


                          PJETER BOGDANI  (1630-1689)

             (Shkrimtari ma i madh i letersise se vjeter shqipetare)
Lindi ne Gur te Asit Prizren nga nje familje mjaft e mocme si deshmon dhe vet ai.Kreu studimet ne kolegjine e ilirjan te loretos dhe ne ata te propagandes ne Rome.U dimplomu ne teologji dhe filozofi.
Punoi si meshtare ne Pult per tu emru ipeshkv i Shkodres dhe ma pas ne Shkup ku dhe shkrujti kryevepren e tij per 10 vjet "Ceta e Profeteve" i perndjekun vazhdimisht nga autotitetet turke gja qe ia veshtiresoi veprimtarine vdes ne Prishtine me 1689.
Vepra ndahet ne dy vellime,i pari Ceta e Profeteve dhe i dyti,Mbi jeten e jezu Krishtit  vepra ashte ne shqip dhe italisht,vepra karakterizohet nga origjinaliteti i plote qe rrok filozofine,poetike,retorike,poezi e proze.Thellsia e mendimit,mjeshteria gjuhesore ne shqip si dhe niveli artistik e ngrtin ne nivelet ma te nalta te kohes se ti duke e ba vepren monument te pa sevendsueshem te kultures shqipe.Ne veper Bogdani perdor emnat e vendeve shqipetare si emra te personazheve duke e perkund keshtu vendin dhe identitetin ne djepin e botes krijuese me nje nivel te larte artistik dhe filozofik. 

Autor dhe Studiues :  Besnik Bucaj
Gazeta Shkelzeni :     Ju lutemi te tregoni autorin si dhe gazetan nese ky shkrim perdoret flm